Sahihu i Buhariut — Hadithi 2883
68. Nënkapitulli: Gratë bartin të plagosurit dhe të vrarët
2883. Nga: Rubeja bint Muavidhi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e ky nga Halid ibn Dhekvani se Rubeja bint Muavidhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur luftonim së bashku me Pejgamberin ﷺ, luftëtarëve u jepnim për të pirë e u shërbenim, kurse të vrarët e të plagosurit i bartnim për në Medinë.”