Sahihu i Buhariut — Hadithi 2884

69. Nënkapitulli: Nxjerrja e shigjetës nga trupi

2884. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Amiri u plagos në gju dhe, kur shkova tek ai, më tha: “Ma nxirr këtë shigjetë!” Kur ia nxora shigjetën, gjaku filloi t'i rrjedhë. Andaj, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova, e në atë rast ai tha: “O Allah, fale Ubejd Ebu Amirin!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2884

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?