Sahihu i Buhariut — Hadithi 2885

70. Nënkapitulli: Roja gjatë luftës në rrugën e Allahut

2885. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ismail ibn Halili na ka thënë: Na ka rrëfyer Ali ibn Mus'hiri, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Amir ibn Rebia se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Pejgamberi ﷺ u kthye në Medinë, qëndroi zgjuar gjatë natës dhe tha: “Ah, sikur të më ruante sonte ndonjë burrë i mirë prej shokëve të mi.” Kur ja, papritmas dëgjuam tringëllimën e armëve dhe Pejgamberi ﷺ pyeti: “Kush është?” Ai tha: “Jam Sad ibn Ebu Vekasi. Erdha të të ruaj.” Kështu, Pejgamberi ﷺ fjeti (i qetë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2885

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?