Sahihu i Buhariut — Hadithi 2886
70. Nënkapitulli: Roja gjatë luftës në rrugën e Allahut
2886. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Bekri, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Është shkatërruar robi i dinarit dhe dërhemit, e i shtrojave dhe petkave. Nëse i jepet diçka, shprehet i kënaqur, e, nëse nuk i jepet, nuk kënaqet.”
Hadithin e Ebu Hasinit, Israili nuk ia atribuon Pejgamberit ﷺ.