Sahihu i Buhariut — Hadithi 2889

71. Nënkapitulli: Vlera e shërbimit të tjerëve në luftë

2889. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Amër ibn Ebu Amri, i çrobëruari i Mutalib ibn Hantabit se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ shkuam në Hajber që t'i shërbej dhe, gjatë kthimit, kur ai e pa Uhudin, tha: “Kjo është kodër që na do dhe e duam.” Pastaj bëri me dorë nga Medina dhe tha: “O Allah, po shenjtëroj çdo gjë ndërmjet dy pllajave të saj, ashtu siç e ka shenjtëruar Ibrahimi ﷺ Mekën! O Allah, na begato në sain dhe mudin tonë!

Referenca: Sahihu i Buhariut 2889

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?