Sahihu i Buhariut — Hadithi 2891

72. Nënkapitulli: Vlera e atij që i bart plaçkat e shokut të vet në udhëtim

2891. Nga: Ebu Hurejra

Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo ditë duhet të jepet sadaka për secilën nyjë të trupit. Të ndihmojë dikë për të hipur në kafshë ose t'ia ngarkojë plaçkat lart, llogaritet sadaka. Fjala e mirë dhe çdo hap që njeriu e bën duke shkuar për namaz llogaritet sadaka. Po ashtu, orientimi i dikujt drejt një rruge llogaritet sadaka.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2891

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?