Sahihu i Buhariut — Hadithi 2892
73. Nënkapitulli: Vlera e të bërit rojë një ditë në ekspeditë luftarake në rrugën e Allahut
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira e në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Ali Imran, 200)
2892. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Abdullah ibn Muniri transmeton se e ka dëgjuar Ebu Nadrin, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Të bërët rojë një ditë në luftë në rrugën e Allahut është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Një copë toke sa kamxhiku, në Xhenet, është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Marshimi i robit në rrugën e Allahut është më i çmueshëm sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.”