Sahihu i Buhariut — Hadithi 2897

76. Nënkapitulli: Kërkimi i ndihmës për luftë nga të dobëtit dhe njerëzit e mirë

Ibn Abasi rrëfen: "Ebu Sufjani më ka treguar se Kajseri i ka thënë: "Të pyeta nëse atë (Muhamedin ﷺ) e pasojnë të privilegjuarit apo të dobëtit e ti më the që atë e pasojnë të dobëtit. Pra, ata janë pasuesit e pejgamberëve."

2897. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky e ka dëgjuar Xhabirin se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do të vijë një kohë kur një grup njerëzish do të luftojnë dhe do të pyeten: “A ndodhet mes jush ndokush që e ka shoqëruar Pejgamberin ﷺ?” Ata thonë: “Po”, e u mundësohet fitorja. Pastaj do të vijë një kohë kur do të thonë: “A ndodhet mes jush ndokush që i ka shoqëruar shokët e Pejgamberit ﷺ?” U thuhet: “Po”, e u mundësohet fitorja. Pastaj do të vijë një kohë kur do të thuhet: “A ndodhet mes jush ndokush që i ka shoqëruar shokët e sahabëve të Pejgamberit ﷺ?” U thuhet: “Po”, e u mundësohet fitorja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2897

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?