Sahihu i Buhariut — Hadithi 2899
78. Nënkapitulli: Nxitja për mësimin e shenjëtarisë
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përgatitni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj...” (Enfal, 60)
2899. Nga: Seleme ibn Ekvai
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kaloi pranë një grupi të fisit eslem që po gjuanin në shenjë dhe u tha: “Gjuani, o pasardhësit e Ismailit, se babai juaj ka qenë shenjëtar. Gjuani, ndërkohë unë po u bashkohem benu filanëve.” Pala tjetër ndaluan së gjuajturi, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ i pyeti: “Ç'keni që nuk gjuani?” Ata i thanë: “E si të gjuajmë, ndërkohë ti je me ta?” Atëherë, Pejgamberi ﷺ u tha: “Gjuani, se unë jam me ju të gjithë!”