Sahihu i Buhariut — Hadithi 2900

78. Nënkapitulli: Nxitja për mësimin e shenjëtarisë

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përgatitni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj...” (Enfal, 60)

2900. Nga: Usejd ibn Hudajri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Gasili, e ky nga Hamza ibn Ebu Usejdi se Usejd ibn Hudajri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bedrit, kur u rreshtuam përballë kurejshëve dhe kur ata u rreshtuan përballë nesh, Pejgamberi ﷺ tha: “Në momentin që (armiqtë) ju afrohen, gjuajini me shigjeta!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2900

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?