Sahihu i Buhariut — Hadithi 2901

79. Nënkapitulli: Loja me shtiza dhe gjëra të këtilla

2901. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa etiopasit po luanin me armët e tyre pranë Pejgamberit ﷺ, hyri Omeri dhe, me t'i parë, u ul, mori një guralec dhe filloi t'i gjuajë. Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Lëri, o Omer!”

Aliu shton: “Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri: “(Kjo ka ndodhur) në xhami.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2901

Fjalë të panjohura?