Sahihu i Buhariut — Hadithi 2902

80. Nënkapitulli: Mburoja dhe shfrytëzimi i mburojës së shokut për t’u mbrojtur

2902. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Talhai mbrohej së bashku me Pejgamberin ﷺ me një mburojë të vetme. Ebu Talhai ishte shenjëtar i zoti dhe, kur gjuante, Pejgamberi ﷺ shikonte vendin ku Ebu Talhai hidhte shigjetën.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2902

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?