Sahihu i Buhariut — Hadithi 2904
80. Nënkapitulli: Mburoja dhe shfrytëzimi i mburojës së shokut për t’u mbrojtur
2904. Nga: Omer ibn Hatabi
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Malik ibn Evs ibn Hadethani se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ndër pasuritë që Allahu ia ka dhënë Pejgamberit ﷺ nën sundim, pa kurrfarë angazhimi të muslimanëve, qoftë me kuaj, qoftë me deve, kanë qenë edhe ato të fisit benu nadir, të cilat ishin rezervuar enkas për të Dërguarin e Allahut ﷺ. Pejgamberi ﷺ një pjesë të saj e shpenzonte për të siguruar jetesën e familjes së vet për një vit, ndërsa pjesën e mbetur e shfrytëzonte për blerjen e armëve dhe kuajve, si përgatitje për luftë në rrugën e Allahut.”