Sahihu i Buhariut — Hadithi 2907

81. Nënkapitulli: Legalizimi i përdorimit të eshtrave të kafshëve si mburojë

2907. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke vazhduar hadithin paraprak, rrëfen e thotë: “Atëkohë ishte ditë Bajrami dhe etiopasit po loznin me mburoja dhe shtiza. I kërkova të Dërguarit të Allahut ﷺ, ose ai vetë më tha: “Dëshiron t'i shikosh?”

- Po, - i thashë, sakaq ai më ngriti në shpinën e tij, ku faqja ime prekte faqen e tij, dhe thoshte:

- “Vazhdoni, o benu erfidë!”
Kur u mërzita duke shikuar, më tha:
- “Mjafton?”
- Po, - i thashë.
- “Shko pra”, - më tha.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2907

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?