Sahihu i Buhariut — Hadithi 2920
91. Nënkapitulli: Veshja e mëndafshit në luftë
2920. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi. Ka treguar Muhamed ibn Sinani, e këtij i ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Abdurrahman ibn Aufi dhe Zubejri u ankuan te Pejgamberi ﷺ për shkak të morrave, andaj Pejgamberi ﷺ ua lejoi veshjen e mëndafshit, të cilën ua vërejta të veshur në luftë.