Sahihu i Buhariut — Hadithi 2932
98. Nënkapitulli: Duaja kundër idhujtarëve për mposhtje dhe tronditje
2932. Nga: Ebu Hurejra
Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Dhekvani, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ bënte dua në kunut: "O Allah, shpëtoje Seleme ibn Hishamin! O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin! O Allah, shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian! O Allah, shpëtoji muslimanët e shtypur! O Allah, vështirësojua gjendjen mudarit (një fis arab) dhe çoju thatësirë sikurse ajo e popullit të Jusufit!”