Sahihu i Buhariut — Hadithi 2937

100. Nënkapitulli: Lutja për idhujtarët me udhëzim për t’ua afruar (zemrat e tyre)

2937. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Tufejl ibn Amër Devsiu me shokët e tij shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, fisi devs po kundërvihet dhe po refuzon, andaj lute Allahun kundër tyre.” Disa (me të dëgjuar këtë gjë) thanë: “U shkatërrua fisi devs.” Por, Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, udhëzoje fisin devs dhe sille këtu!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2937

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?