Sahihu i Buhariut — Hadithi 2938

101. Nënkapitulli: Thirrja e çifutëve dhe të krishterëve në Islam dhe për çfarë lejohet të luftohen; shkresa që Pejgamberi ﷺ ia dërgoi Kisrait dhe Kajsarit, si dhe të filluarit me ftesë në Islam para luftës

2938. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ vendosi t'u shkruajë romakëve, dikush i tha: “Ata nuk lexojnë letër të pavulosur.” Kështu, Pejgamberi ﷺ vendosi një unazë të argjendtë. Sikur po e shoh tani shkëlqimin e saj në dorën e tij. Aty shkroi: “Muhamed, Resul, Allah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2938

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?