Sahihu i Buhariut — Hadithi 2939
101. Nënkapitulli: Thirrja e çifutëve dhe të krishterëve në Islam dhe për çfarë lejohet të luftohen; shkresa që Pejgamberi ﷺ ia dërgoi Kisrait dhe Kajsarit, si dhe të filluarit me ftesë në Islam para luftës
2939. Nga: Abdullah ibn Abasi
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i dërgoi letër Kisrait. Porositi që letra t'i dorëzohej prijësit të Bahrejnit, që ai t'ia përcjellë Kisrait. Por, kur Kisrai e lexoi, e shqeu të tërën.
Në transmetimin e Seid ibn Musejebit qëndron: “Atëherë Pejgamberi ﷺ bëri dua kundër tyre, që Allahu t'ua copëtojë mbretërinë copë e grimë.”