Sahihu i Buhariut — Hadithi 2943
102. Nënkapitulli: Ftesa e Pejgamberit ﷺ (drejtuar të tjerëve) në Islam, në pejgamberinë e tij dhe të mos e marrin njëri-tjetrin si zota në vend të Allahut
Ajeti: “Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe pejgamberinë, që t’u thotë njerëzve: "Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut." Përkundrazi, ai thotë: "Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!” (Ali Imran, 79)
2943. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ luftonte ndonjë popull, nuk sulmonte para agimit. Nëse e dëgjonte ezanin, ndalej, e, nëse nuk e dëgjonte, sulmonte pas agimit. Në Hajber patëm shkuar gjatë natës.