Sahihu i Buhariut — Hadithi 2944
102. Nënkapitulli: Ftesa e Pejgamberit ﷺ (drejtuar të tjerëve) në Islam, në pejgamberinë e tij dhe të mos e marrin njëri-tjetrin si zota në vend të Allahut
Ajeti: “Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe pejgamberinë, që t’u thotë njerëzve: "Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut." Përkundrazi, ai thotë: "Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!” (Ali Imran, 79)
2944. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur bashkë me Pejgamberin ﷺ luftonim ndonjë popull...”