Sahihu i Buhariut — Hadithi 2945

102. Nënkapitulli: Ftesa e Pejgamberit ﷺ (drejtuar të tjerëve) në Islam, në pejgamberinë e tij dhe të mos e marrin njëri-tjetrin si zota në vend të Allahut

Ajeti: “Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe pejgamberinë, që t’u thotë njerëzve: "Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut." Përkundrazi, ai thotë: "Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!” (Ali Imran, 79)

2945. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ u nis për Hajber, atje arriti gjatë natës. Ai e kishte zakon që, kur shkonte te ndonjë popull natën, nuk sulmonte para agimit. Pasi agoi, hebrenjtë dolën me veglat e tyre të punës dhe, kur e panë, thanë: “Muhamedi! Për Allahun, Muhamedi me ushtri!” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ekber! U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2945

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?