Sahihu i Buhariut — Hadithi 2947
103. Nënkapitulli: Kur dikush synon një betejë, por fsheh qëllimin e marshimit, si dhe mbi atë që preferon nisjen për në udhëtim ditën e enjte
2947. Nga: Kab ibn Malik Ensariu
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahmani, i biri i Abdullah ibn Kab ibn Malikut, se Abdullah ibn Kabi tregon se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk i është bashkëngjitur të Dërguarit të Allahut ﷺ në betejë. Ndërkohë, sa herë që i Dërguari i Allahut ﷺ synonte ndonjë betejë, fshihte qëllimin e marshimit.