Sahihu i Buhariut — Hadithi 2954

107. Nënkapitulli: Lamtumira (me rastin e udhëtimit)

2954. Nga: Ebu Hurejra

Ibn Vehbiu na ka thënë: Më ka rrëfyer Amri, e ky nga Bukejri, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na dërgoi në një ekspeditë dhe na tha: “Nëse hasni filanin dhe filanin, - kishte për qëllim dy burra kurejshë, - digjini me zjarr.” Pastaj, kur deshëm të nisemi, shkuam ta përshëndesim dhe na tha: “Ju pata urdhëruar të digjni filanin dhe filanin, por askush përveç Allahut nuk dënon me zjarr. Andaj, nëse i hasni ata, vritini.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2954

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?