Sahihu i Buhariut — Hadithi 2955
108. Nënkapitulli: Dëgjueshmëria dhe bindja ndaj prijësit
2955. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Muhamed ibn Sabahu më ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Zekerija, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dëgjueshmëria dhe bindja janë detyrim, përderisa nuk urdhërohet ndonjë mëkat. Nëse urdhërohet për ndonjë mëkat, nuk ka as dëgjueshmëri, as bindje.”