Sahihu i Buhariut — Hadithi 2958

110. Nënkapitulli: Besatimi në luftë që të mos iket nga fronti

Ndërsa disa kanë thënë: "(Besatimi) për vdekje, duke u bazuar në fjalën e Allahut Fuqiplotë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri në hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)

2958. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u kthyem vitin pasues (në Mekë), nuk mund t'i gjeje dy persona të cilëve u përputheshin mendimet rreth pemës në të cilën qemë besatuar, e cila ka qenë mëshirë prej Allahut.”
Dikush e pyeti Nafiun: “Për çfarë i janë besatuar sahabët Pejgamberit ﷺ, për vdekje?”
- Jo, - iu përgjigj Nafiu, - i janë besatuar për durim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2958

Fjalë të panjohura?