Sahihu i Buhariut — Hadithi 2960
110. Nënkapitulli: Besatimi në luftë që të mos iket nga fronti
Ndërsa disa kanë thënë: "(Besatimi) për vdekje, duke u bazuar në fjalën e Allahut Fuqiplotë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri në hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)
2960. Nga: Seleme ibn Ekvai
Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu besatova Pejgamberit ﷺ, pastaj u ula në hijen e një peme. Kur njerëzit u pakësuan, Pejgamberi ﷺ tha: “O Ibn Ekva, a nuk do të besatohesh?” I thashë: “Jam besatuar, o i Dërguari i Allahut.” Ai më tha: “Sërish.” Prandaj, iu besatova për së dyti.
Jezid ibn Ebu Ubejdi i është drejtuar Selemes: “O Ebu Muslim, për çfarë besatoheshit në atë kohë?” Ai është përgjigjur: “Për vdekje.”