Sahihu i Buhariut — Hadithi 2961
110. Nënkapitulli: Besatimi në luftë që të mos iket nga fronti
Ndërsa disa kanë thënë: "(Besatimi) për vdekje, duke u bazuar në fjalën e Allahut Fuqiplotë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri në hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)
2961. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hendekut, ensarët thoshin:
"Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi besatuar,
Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.”
Pejgamberi ﷺ iu përgjigj:
“O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret,
Andaj, ensarët dhe muhaxhirët nderoji krejt!”