Sahihu i Buhariut — Hadithi 2965
112. Nënkapitulli: Nëse Pejgamberi ﷺ nuk luftonte në mëngjes, e vononte luftën deri pas mesditës
2965. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Musa ibn Ukbe se Salim Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, i cili njëkohësisht ishte qatipi i tij, tregon se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka shkruar Omer ibn Ubejdullahut dhe i ka thënë se, ndonjëherë, kur i Dërguari i Allahut ﷺ ballafaqohej me armikun, priste deri pas mesditës.