Sahihu i Buhariut — Hadithi 2966
112. Nënkapitulli: Nëse Pejgamberi ﷺ nuk luftonte në mëngjes, e vononte luftën deri pas mesditës
2966. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në letrën shkruar Omer ibn Ubejdullahut, ka thënë: “Pastaj Pejgamberi ﷺ u ngrit ndër njerëz për t'u ligjëruar dhe tha: “O njerëz! Mos e dëshironi përballjen me armikun! Kërkoni prej Allahut mirëqenie, e, në rast se përballeni me ta, atëherë duroni (luftoni) dhe dijeni se Xheneti është nën hijen e shpatave.” Pastaj ka thënë: “O Allah, Ti që e zbret Librin, që i lëviz retë dhe që i mposht aleatët, mposhti këta dhe na ndihmo kundër tyre!”