Sahihu i Buhariut — Hadithi 2970

119. Nënkapitulli: Lënia e pasurisë dhe mjeteve në shërbim të atyre që luftojnë në rrugën e Allahut

Muxhahidi ka thënë: "I thashë Ibn Omerit: "Po shkoj në luftë." Ai më tha: "Dëshiroj të të ndihmoj me një pjesë të pasurisë sime." I thashë: "Allahu më ka furnizuar me bollëk." Ai tha: "Pasuria jote është për ty, kurse unë dëshiroj që edhe pasuria ime të shpenzohet në këtë drejtim." Omeri ka thënë: "Disa njerëz po marrin prej kësaj pasurie për të luftuar, por pastaj nuk luftojnë. Kush vepron kështu, ne kemi të drejtë të marrim prej pasurisë së tij, aq sa ai ka marrë prej nesh." Tavusi dhe Muxhahidi kanë thënë: "Nëse të dhurohet diçka për ta shfrytëzuar në rrugën e Allahut, bëj ç’të duash me të, e mund t’ia lësh edhe familjes."

2970. Nga: Omer ibn Hatabi

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Malik ibn Enesin se e ka pyetur Zejd ibn Eslemin, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dhurova një kalë në rrugën e Allahut, por më pas e pashë të shitet. E pyeta Pejgamberin ﷺ nëse mund ta blija, e në atë rast ai më tha: “Mos e bli dhe mos e rimerr sadakanë tënde që ke dhënë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2970

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?