Sahihu i Buhariut — Hadithi 2971
119. Nënkapitulli: Lënia e pasurisë dhe mjeteve në shërbim të atyre që luftojnë në rrugën e Allahut
Muxhahidi ka thënë: "I thashë Ibn Omerit: "Po shkoj në luftë." Ai më tha: "Dëshiroj të të ndihmoj me një pjesë të pasurisë sime." I thashë: "Allahu më ka furnizuar me bollëk." Ai tha: "Pasuria jote është për ty, kurse unë dëshiroj që edhe pasuria ime të shpenzohet në këtë drejtim." Omeri ka thënë: "Disa njerëz po marrin prej kësaj pasurie për të luftuar, por pastaj nuk luftojnë. Kush vepron kështu, ne kemi të drejtë të marrim prej pasurisë së tij, aq sa ai ka marrë prej nesh." Tavusi dhe Muxhahidi kanë thënë: "Nëse të dhurohet diçka për ta shfrytëzuar në rrugën e Allahut, bëj ç’të duash me të, e mund t’ia lësh edhe familjes."
2971. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omer ibn Hatabi dha një kalë në rrugën e Allahut dhe më pas e pa të shitet. Deshi ta blinte, andaj e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili i tha: “Mos e bli dhe mos e rimerr sadakanë tënde që ke dhënë.”