Sahihu i Buhariut — Hadithi 2972

119. Nënkapitulli: Lënia e pasurisë dhe mjeteve në shërbim të atyre që luftojnë në rrugën e Allahut

Muxhahidi ka thënë: "I thashë Ibn Omerit: "Po shkoj në luftë." Ai më tha: "Dëshiroj të të ndihmoj me një pjesë të pasurisë sime." I thashë: "Allahu më ka furnizuar me bollëk." Ai tha: "Pasuria jote është për ty, kurse unë dëshiroj që edhe pasuria ime të shpenzohet në këtë drejtim." Omeri ka thënë: "Disa njerëz po marrin prej kësaj pasurie për të luftuar, por pastaj nuk luftojnë. Kush vepron kështu, ne kemi të drejtë të marrim prej pasurisë së tij, aq sa ai ka marrë prej nesh." Tavusi dhe Muxhahidi kanë thënë: "Nëse të dhurohet diçka për ta shfrytëzuar në rrugën e Allahut, bëj ç’të duash me të, e mund t’ia lësh edhe familjes."

2972. Nga: Ebu Hurejra

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Jahja ibn Seid Ensariu, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur të mos e rëndoja umetin tim, nuk do të lija asnjë ekspeditë luftarake pa marrë pjesë, por, meqenëse nuk gjej dot transport dhe nuk mund t'i marr të gjithë me vete, më mundon që ata të mbesin prapa. Përndryshe, do të dëshiroja të luftoja në rrugën e Allahut e të vritesha, pastaj të ringjallesha, të vritesha sërish dhe pastaj të ringjallesha.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2972

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?