Sahihu i Buhariut — Hadithi 2977
122. Nënkapitulli: Hadithi: “Jam ndihmuar me tmerrin (e futur te armiqtë) në distancë sa një muaj rrugëtim.”
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne do të mbjellim tmerr në zemrat e jobesimtarëve...” (Ali Imran, 151) Këtë e transmeton edhe Xhabiri nga Pejgamberi ﷺ.
2977. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam dërguar me fjalë gjithëpërfshirëse e kuptimplota dhe jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi). Teksa po flija, dikush m'i dhuroi çelësat e depove të Tokës dhe m'i vendosi në dorë.”
Ebu Hurejra thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi, ndërsa ju ende po i konsumoni ato.”