Sahihu i Buhariut — Hadithi 2980
123. Nënkapitulli: Bartja e gjërave të nevojshme në luftë
Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria...” (Bekare, 197)
2980. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Amri, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ, mishin e kurbaneve e merrnim me vete (nga Mina), për ta shfrytëzuar gjatë rrugës për në Medinë.”