Sahihu i Buhariut — Hadithi 2981

123. Nënkapitulli: Bartja e gjërave të nevojshme në luftë

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria...” (Bekare, 197)

2981. Nga: Suvejd ibn Numani

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e ky e ka dëgjuar Jahjain, e këtij i ka rrëfyer Bushejr ibn Jesari se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se doli me Pejgamberin ﷺ në vitin e Hajberit dhe, kur arritën në Sahba, - e cila ishte pjesë e Hajberit, përkatësisht pjesa e poshtme e Hajberit, - u ndalën për ta falur ikindinë. Pastaj, Pejgamberi ﷺ kërkoi ushqimin, për të ngrënë, porse nuk kishin pasur tjetër gjë përveç çervishit (miell i skuqur). Kafshatat i zbutnim me ujë dhe kështu hëngrëm e pimë. Pastaj Pejgamberi ﷺ u ngrit, shpëlau gojën, e edhe ne e shpëlamë gojën, dhe u falëm.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2981

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?