Sahihu i Buhariut — Hadithi 2990
129. Nënkapitulli: Është i urryer udhëtimi me mus’hafë për në tokën e armikut
Kështu transmetohet edhe nga Muhamed ibn Bishri, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri nga Pejgamberi ﷺ. Transmetimin e Ubjedullahut e ka fuqizuar Ibn Is'haku nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Pejgamberi ﷺ ka udhëtuar me shokët e vet në tokën e armikut, ndërkohë Kuranin e dinin përmendsh.
2990. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar të udhëtohet për në tokën e armikut duke bartur Kuranin me vete.
Referenca: Sahihu i Buhariut 2990
Fjalë të panjohura?