Sahihu i Buhariut — Hadithi 2997

135. Nënkapitulli: Udhëtimi duke qenë i vetëm

2997. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hendekut, Pejgamberi ﷺ kërkoi një vullnetar ndër njerëz, e në atë rast u paraqit Zubejri. Sërish kërkoi vullnetar, u paraqit Zubejri. Prapë kërkoi vullnetar, e përsëri u paraqit Zubejri. Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Çdo pejgamber ka pasur nga një ndihmës, ndërsa ndihmësi im është Zubejri.”

Sufjani ka thënë: “Havarij do të thotë ndihmës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2997

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?