Sahihu i Buhariut — Hadithi 2998
135. Nënkapitulli: Udhëtimi duke qenë i vetëm
2998. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ; [t]: Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Muhamed ibn Zejd ibn Abdullah ibn Omeri, e ky nga babai i tij, se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të dinin njerëzit se çfarë rreziqesh përmban vetmia ashtu siç e di unë, askush nuk do të udhëtonte i vetëm gjatë natës.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 2998
Fjalë të panjohura?