Sahihu i Buhariut — Hadithi 2999
136. Nënkapitulli: Nxitimi gjatë udhëtimit
Ebu Humejdi transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë po ngutem për në Medinë. Kush dëshiron të vijë me mua, le të ngutet.”
2999. Nga: Usame ibn Zejdi
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është pyetur rreth udhëtimit të Pejgamberit ﷺ në Haxhin Lamtumirës, e në atë rast ka thënë: “Ecte avash, por, kur gjente ndonjë hapësirë, ngutej.”