Sahihu i Buhariut — Hadithi 3001

136. Nënkapitulli: Nxitimi gjatë udhëtimit

Ebu Humejdi transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë po ngutem për në Medinë. Kush dëshiron të vijë me mua, le të ngutet.”

3001. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekrit, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ thënë: “Udhëtimi është një copë vuajtjeje: e privon njeriun nga gjumi, ushqimi dhe pija. Nëse udhëtari e mbaron punën, le të shpejtojë për te familja e vet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3001

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?