Sahihu i Buhariut — Hadithi 3002

137. Nënkapitulli: Kur dikush e jep kalin në rrugën e Allahut, pastaj e sheh në shitje

3002. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Omer ibn Hatabi e dha kalin e tij në rrugën e Allahut, por, më pas, e kishte hasur të shitej, andaj donte ta blinte. Kështu, shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e pyeti (për blerjen e kalit), por ai i tha: “Mos e bli dhe mos iu rikthe lëmoshës sate.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3002

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?