Sahihu i Buhariut — Hadithi 3005
139. Nënkapitulli: Transmetimet rreth vendosjes së këmborës dhe gjërave të tilla në qafën e devesë
3005. Nga: Ebu Beshir Ensariu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekri, e ky nga Abad ibn Temimi se Ebu Beshir Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se me të Dërguarin e Allahut ﷺ ka qenë në një udhëtim dhe, teksa njerëzit ndodheshin nëpër tendat e tyre, i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një lajmëtar t'u thotë: “Të mos mbesë asnjë qafore teli, - ose ka thënë: çfarëdo qafore, - pa u këputur nga qafat e deveve!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 3005
Fjalë të panjohura?