Sahihu i Buhariut — Hadithi 3006
140. Nënkapitulli: Atij që i është bashkëngjitur radhëve të një ushtrie, por njëkohësisht bashkëshortja e tij është nisur për në haxh ose ka një tjetër arsye të caktuar, a i jepet leje të tërhiqet prej ushtrisë?
3006. Nga: Abdullah ibn Abasi
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Të mos vetmohet burri me një grua të huaj dhe gruaja të mos udhëtojë pa mahrem.” Një burrë e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Unë u jam bashkëngjitur radhëve të filan ekspeditës luftarake, ndërkohë bashkëshortja ime është nisur për haxh.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Shko kryeje haxhin me gruan tënde!”