Sahihu i Buhariut — Hadithi 3014
147. Nënkapitulli: Dispozita e vrasjes së fëmijëve në luftë
3014. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka rrëfyer Lejthiu, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua u gjet e vrarë në një prej betejave të të Dërguarit të Allahut ﷺ, gjë për të cilën qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve (në luftë).