Sahihu i Buhariut — Hadithi 3017

149. Nënkapitulli: Është e ndaluar që dënimi të bëhet me çfarë dënon Allahu

3017. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ejubi se Ikrime tregon se Aliu dogji një grup njerëzish dhe, kur Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e dëgjoi këtë lajm, tha: “Sikur të isha në vend të tij, nuk do t'i kisha djegur, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos dënoni me çfarë dënon Allahu”, por do t'i vrisja, ashtu siç ka porositur Pejgamberi ﷺ kur ka thënë: “Atë që e ndërron fenë (islame), vriteni.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3017

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?