Sahihu i Buhariut — Hadithi 3024

156. Nënkapitulli: Mos e dëshironi përballjen me armikun

3024. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Jusuf Jerbui, e këtij i ka treguar Ebu Is'hak Fezariu, e ky nga Musa ibn Ukbe se Salim Ebu Nadri, i çrobëruari dhe qatipi i Omer ibn Ubejdullahut, tregon se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i shkroi Omer ibn Ubejdullahut një letër, kur ishte nisur për t'i luftuar harurinjtë, në të cilën i shkruante: “Në ditët kur përballej me armikun, i Dërguari i Allahut ﷺ priste deri pas mesditës (për të filluar luftën).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3024

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?