Sahihu i Buhariut — Hadithi 3026

156. Nënkapitulli: Mos e dëshironi përballjen me armikun

3026. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Amiri na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos e dëshironi përballjen me armikun, por, nëse përballeni me ta, atëherë duroni (luftoni).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3026

Fjalë të panjohura?