Sahihu i Buhariut — Hadithi 3034
161. Nënkapitulli: Recitimi i poezive në luftë dhe ngritja e zërit gjatë hapjes së hendekut
Këtë e transmetojnë edhe Sehli dhe Enesi nga Pejgamberi ﷺ, e po ashtu, Jezidi nga Seleme.
3034. Nga: Bera ibn Azibi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut e pashë Pejgamberin ﷺ tek bartte dhé, saqë dheu i ishte ngjitur nëpër qimet e gjoksit. - Pejgamberi ﷺ ishte njeri me qime të dendura nëpër trup. - E pashë atë tek recitonte vargjet e Abdullahut me zë të lartë:
“O Allah, pa Ty ne nuk do të udhëzoheshim,
As do të jepnim lëmoshë e as do të faleshim.
Zbrite qetësinë ndër ne,
Dhe na forco këmbët nëse përballemi.
Armiqtë po na mundojnë dhe po na sulmojnë,
Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.”