Sahihu i Buhariut — Hadithi 3036

162. Nënkapitulli: Ai që nuk mund të qëndrojë mbi kalë

3036. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu ankova Pejgamberit ﷺ se nuk mund të qëndroja mbi kalë, sakaq ai më goditi me dorë në gjoks dhe tha: “O Allah, bëje të qëndrueshëm, të udhëzuar dhe udhëzues!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3036

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?